Sipas një studimi të publikuar në revistën “Motivation and Emotion”, njerëzit që janë të dashuruar janë më pak të fokusuar në punë dhe në kryerjen e detyrave që iu jepen e që kërkojnë vëmendje.
“Kur ju sapo jeni përfshirë në një lidhje romantike, sigurisht do ta keni më të vështirë të fokusoheni në gjëra të tjera, sepse harxhoni pjesën më të madhe të burimeve njohëse duke menduar për më të dashurit tuaj”, sqaron hulumtuesi Henk Van Steenbergen.
Përderisa dashuria pasiononte përfshin vëmendje pothuaj obsesive për të dashurin/dashurën tuaj, përqendrimi i të dashurit për gjëra të përditshme si mësimi apo puna mund të mungojë, duke sugjeruar kontroll të pakësuar të njohjes.
Steenbergen bashkë me kolegët e tij nga universiteti “Leiden” dhe “Maryland” kanë studiuar 43 pjesëmarrës që kanë qenë në lidhje prej më pak se gjashtë muajsh. Pjesëmarrësve iu është kërkuar të bëjnë disa detyra që të matin kohën e klasifikimit të informacioneve relevante dhe jorelevante. Sa më të dashuruar që ishin, tregonin paaftësi për të gjetur materiale “relevante”, pa dallim në ishin burra apo gra.
Pjesëmarrësit gjithashtu listuan muzikë që i shkaktonte ndjenja romantike dhe iu është kërkuar që të mendojnë për një ngjarje romantike, për të rritur ndjenjat e tyre të dashurisë para se ta plotësonin pyetësorin që vlerësonte nivelin e dashurisë së tyre. “Arsyeja pse dashuria romantike lidhet me kontrollin njohës nuk dihet ende”, tha van Steenbergen.
“Një arsye mund të jetë sepse të dashuruarit e shfrytëzojnë burimin njohës për të menduar për të dashurit e tyre, duke mos i lënë burime tjera të bëjnë detyrat e mërzitshme që iu kërkohen”.
No comments :
Post a Comment