A po i shihni dy ngjyra të ndryshme? Ju gaboheni. Ky iluzion i ri optik, që është shndërruar në hit të vërtetë në internet, ju ‘mashtron’ se po shihni dy nuanca gri, por është e njëjta ngjyrë. Binduni edhe vetë.
Gri dhe e bardhë? Apo dy ngjyra të njëta gri.
Me siguri, po t’ju pyes ndokush se a janë të dy katrorët me të njëjtën ngjyrë, do të përgjigjeshit nuk janë. Por do të mashtroheshit. Meqë bëhet fjalë për iluzion optik, për shkak se skajet e katrorëve kanë ngjyra të ndryshme, truri juaj “mashtrohet” të shohë dy ngjyra të ndryshme që në fakt janë të njëjta.
Nëse nuk besoni, provoni me ndihmën e fotoshopit.
Kur vendoset njëri pranë tjetrit, shihet se kanë të n njëjtën ngjyrë.
Bëhet fjalë për një iluzion të njohur kaherë me emrin Kornsvit, sipas Tom Kornsvitit që e kishte zbuluar.
Edhe një shembull i iluzionit të Kornsvitit.
Syri ynë funksionon asisoji që sinjalin e asaj që shohim përforcohet nga njëra anë ku ka kufij bardhë-zi dhe zvogëlohet nga ana tjetër. Në këtë mënyrë krijohet kontrast më i madh nga ai që ekziston në fakt.
Nëse katrorët A dhe B vendosen pranë njëri tjetrit shihet se fjala është për iluzion.
Në këtë mënyrë një ngjyrë gri e shohim të përforcuar dhe më të errët se tjetrin, prandaj një iluzion i tillë optik bëhet i mundur.
Kjo rregull zbatohet edhe në shqisat e tjera.
No comments :
Post a Comment