facebookgoogle plusrss feedmesazh

11 December 2013

Hour of Code ofron mësime në programim nga Bill Gates, Zuckerberg dhe të tjerë

Në vazhdën e Javës së Edukimit në Shkencën Kompjuterike, që fillon të hënën, Code.org ka sjell së bashku disa nga emrat më të mëdhenj në industrinë e teknologjisë për të mësuar çdokënd kodimin. E tëra që ju duhet është një orë për të filluar mësimin.
Mësimet mbulojnë gjuhët më të popullarizuara të programimit. Atje është një nga Mark Zuckerberg dhe Angry Birds, një hyrje në JavaScript nga Khan Academy, gjërat bazike në Python nga Grok Learning, mësime të tipit: disa “bëjnë një aplikacion mobil në një orë” dhe më tepër.

Ju mund të filloni lëshimin e mësimeve që tani, por më tepër pritet të shtohen dhe javën e ardhshme është kur koduesit e mundshëm të të gjitha moshave përkrahen të kalojnë një javë ose vetëm një orë duke mësuar shkathtësi të reja.

Përveç Gates dhe Zuckerberg, shumica e ndërmarrjeve madhore të teknologjisë (si Amazon, Microsoft, LinkedIn, Dropbox, Apple, Yahoo) janë duke e përkrahur këtë nismë dhe janë duke u përpjekur në përmirësimin e faktit që 9 nga 10 shkollat në SHBA nuk mësojnë programim.

Regjistrohuni dhe shpenzoni një orë duke mësuar ose përcilleni këtë çdokujt që mund të jetë i interesuar në hulumtim të shkencës kompjuterike.


Burimi: PC World Albanian

No comments :

Post a Comment