Revista “Life&Style” shkruan për kërkesat bizare të këngëtares Katy Perry dhe të dashurit të saj, po ashtu këngëtarë, John Mayer, të cilët kudo që paraqiten, kërkojnë një tretman mbretërorë. Ky çifti i të dashuruarve, e ka bërë shprehi që kudo që paraqiten, të kërkojnë tretman special, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për pjesëmarrje në emisione televizive, qëndrim në hotele apo në koncerte.
Kështu, John Mayer në gardërobën e tij gjithmonë duhet të ketë një shishe uiski, ujë dhe lëngje si dhe pemë të freskëta. Nga ana tjetër, Katy në dhomën e saj gjithmonë kërkon që të ketë një pasqyre të madhe, një karrige regjisori, aparat special për kafe dhe gjashtë lloje pijesh alkoolike.
Nga ushqimi, Katy gjithmonë kërkon dhjetë lloje mezesh të lehta, mango të terur, salcë të posaçme, , kamomil, çaj të gjelbër, qumësht bademi dhe kek nga frutat e thata. Herën e fundit ata ishin vendosur në një hotel në Nju Jork, ku një natë ka kushtuar 5000 dollarë. Çifti është në lidhje të turbullt që nga viti 2012, ndërsa sipas fjalëve të tyre, ata tani ia kalojnë më mirë se kurrë më parë.
Burimi: BotaSot
No comments :
Post a Comment