Kompania “McLaren” në faqen e tij në “Facebook” ka postuar fotot e konceptit McLaren 12C MSO, që përfaqëson atë që i gjithë departamenti i tij i “operacioneve speciale”, mund të bëjë sipas dëshirave të konsumatorëve.
Koncepti është i pajisur me kapakun e motorit të përmirësuar, thithëset e ajrit të reja në pjesën e përparme dhe të pasme, si dhe frenat unike të ajrit në pjesën e pasme.
Në mënyrë që të kursehet pesha, të gjithë aksesorët janë bërë nga fibrat e karbonit dhe madje janë përdorur bulonat dhe mbulesat e ndryshme nga titani.
Paketës i janë shtuar edhe rrotat super të lehta me dizajn unik. “McLaren”, nuk tregoi se sa është tani modeli më i lehtë, por dihet se janë larguar disa kilogram në krahasim me peshën standarde prej1434 kg.
Kabina është e pajisur me pajisje të ndryshme duke përfshirë dizajnin e ri të pllakës së instrumenteve prej fibër karbonit. Nuk dihet nëse makina me këto cilësi mund të porositet veçmas, apo me kalimin e kohës, koncepti do të prodhohet në mënyrë serike.
No comments :
Post a Comment