Një kafene në Nice të Francës i cakton çmimet sipas sjelljes së myshterinjve. Nëse ata sillen mirë, paguajnë më pak, ndërsa nëse nuk sillen mirë, çmimi i pijeve është shumë më i lartë.
Nëse një klient hyn në kafene dhe thotë menjëherë: “Një kafe!” pa u përshëndetur, ai paguan shtatë euro për një kafe.
Kur një myshteri thotë: “Një kafe, ju lutem!”, çmimi bie në 4.25 euro.
Ndërkaq, kur klienti është akoma më i sjellshëm dhe drejtohet me fjalët: “Mirëdita! Një kafe, ju lutem!”, atëherë çmimi bie në mënyrë drastike në 1.40 euro.
No comments :
Post a Comment