facebookgoogle plusrss feedmesazh

20 December 2013

Përdorimi i ushqimit të shpejtë përkeqëson kujtesën për një javë

Sipas një studimi të shkencëtarëve australianë, ushqimi jo i shëndetshëm fillon të ndikojë shumë shpejt në funksionet njohëse (kognitive) të trurit, në veçanti ai prek kujtesën. Eksperimentet në minj kanë treguar se brejtësve, që trajtohen me një dietë me përmbajtje të lartë yndyrnash dhe sheqeri, kujtesa fillon t’i përkeqësohet që pas një jave.
Të dhënat paraprake tregojnë se dëmi rezulton të jetë i pakthyeshëm, i parikuperueshëm, madje edhe kur minjtë i kalojnë përsëri në trajtimin me dietë të shëndetshme.

Shkencëtarët besojnë se rezultatet e eksperimentit janë të lidhura gjithashtu edhe me njerëzit.

No comments :

Post a Comment