facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

02 December 2013

Streak ndjek e-mailin tuaj, ju tregon se kush e ka hapur, kur dhe nga cila pajisje

Chrome/Safari: Stream, që është një platformë organizuese për Gmail, para pak ditësh zbuloi mundësinë për ndjekjen e porosive.

Tani, ai integrohet me Gmail (ose Google Apps), shfaq një porosi për të ju treguar se kur një porosi është lexuar dhe e ofron një pamje të kohështrirjes duke iu mundësuar që të shihni se kush e ka lexuar atë, kur dhe në çfarë pajisje.
Dhe përveç të tjerash, është falas.

Veçoria e re e ndjekjes iu mundëson që të ndiqni numër të pakufizuar të porosive, tërësisht pa paguar ndonjë gjë dhe e tërë përvoja përshtatet mjaft mirë me përvojën në Gmail.

Ju mund ta zgjidhni ndjekjen e një porosie dhe ta ndalni atë me lehtësi nga inboxi juaj duke klikuar syrin afër secilit rresht të subjektit dhe ju madje mund të kërkoni përgjatë disa kutive postare për porositë e ndjekura duke përdorur “has:tracking” si operator.

Kur një porosi që keni qenë duke e ndjekur hapet, ju do të merrni një njoftim të vogël në këndin e poshtëm të dritares suaj duke parë se kush e ka hapur atë dhe llojin e pajisjes në të cilën është duke u bërë leximi i saj. Ju madje mund të hapni një pamje më të hollësishme të kohështrirjes rreth asaj se kur e hapën atë, një hartë që shfaq se ku janë të vendosur dhe disa njerëz të tjerë të cilët e hapën atë tek të cilët mund të jetë përcjellë.

Streak është në fakt një pako me veçoritë CRM dhe vegla për produktivitet për llogaritë në Gmail dhe Google Apps dhe personat që qëndrojnë pas këtij projekti janë po ashtu zhvillues të shtojcës SecureGmail për e-maile të enkriptuar.

Ky përditësimi shton përcjelljen e porosive në pakon e vet qendrore të mjeteve për e-mail, që përfshin po ashtu gjërat si dërgim i mëvonshëm, organizimi i porosive automatike (në “kuti”, të cilin mund ta përdorni për organizim automatik të projekteve të caktuara pa pasur nevojë që të përdorni kategori ose filtra) dhe “snippets” që është një version më i shpejt i përgjigjeve nga vetë Gmaili.

Klikoni lidhjen këtu për të mësuar më tepër. 

Burimi: PC World Albanian

No comments :

Post a Comment