facebookgoogle plusrss feedmesazh

28 January 2014

Ja disa këshilla për të bërë një gjumë të mirë

Ritmi i gjumit është i lidhur dhe në harmoni me cilkin ditë-natë duke ndihmuar në prodhimin e Melatoninës.
Melatonina është përcaktuar si rregullatori ynë në ciklin biologjik duke luajtur rol të rëndësishëm në rregullimin e orëve të gjumit.

Gjithkush prej nesh dëshiron të bëjë një gjumë të qetë për të marrë energjitë e duhura.
Por për t’ia arritur këtij qëllimi duhet të ndiqen disa këshilla.

Një dush ose një çaj i ngrohtë para se të flini është një metodë mjaft e mirë.
Në natyrë ka disa lloje bimësh të cilat ju ndihmojnë për të bërë një gjumë të qetë.
Ato konsumohen në formën e çajit dhe pihen rreth dy orë para se të flemë.
Ato duhet të përmbajnë këto elementë: Melisë, Tërfil, I ëmbël, Lule, Murrizi, Lulekuqe, Lulesahati.

Një nga këshillat e tjera për të bërë një gjumë të mirë është që të bëni kujdes me të ushqyerit.
Duhet të evitoni karbohidratet dhe të konsumoni ushqimet e thjeshta.
Disa prej ushqimeve që ju ndihmojnë të flni mirë janë: Veza, peshku, perimet, frutat e thata, kosi dhe qumështi.

Duhet të flini gjithmonë në të njëjtin orar.
E përshtatshme është që të flini në orën 22 e 30.
Mund të përdorni teknika të relaksimit si duke mbyllur sytë, marrë frymë thellë dhe duke sjellë ndërmend imazhe relaksuese.

Pagjumësia është e lidhur edhe me obezitetin dhe për këtë arsye ju duhet të bëni një gjumë të rregullt në mënyrë që të jeni në forma gjatë ditës.

Burimi: InfoShqip

No comments :

Post a Comment