Nuk ka rëndësi se sa e pastër është një shtëpi, ajo do të jetë gjithsesi e mbushur me miliona baktere të dëmshme në çdo cep.
Megjithatë, duke njohur vendet më të preferuara për “armatat” e mikrobeve të padukshme, kemi një shans më të mirë për t’i luftuar dhe për të shmangur sëmundjet që ata krijojnë.
Revista “Real Simple” organizoi një studim, për të përcaktuar vendet më të infektuara brenda një shtëpie dhe rezultati ishte befasues: Bishti i filxhanit ose gotës së kafesë është më i rrezikshmi për shëndetin tonë.
Sipas kësaj reviste, këto janë sendet nga të cilat duhet të bëjmë kujdes:
- Në tualet
- Tapeti tek dera e banjos
- Ulësja e WC-së
- Mbajtësja e furçës së dhëmbëve
- Në kuzhinë
- Bishti i filxhanit dhe ekspresit të kafesë
- Tasi ku hanë kafshët shtëpiake
- Doreza e gradacionit të sobës
- Në dhomë
- Telekomanda
- Lodrat e kafshëve
- Çelësi i dritave.
Burimi: InfoShqip
No comments :
Post a Comment