Siç raporton BBC, kërkuesit kanë analizuar të dhënat e mbledhura nga rreth 100 mijë gra amerikane gjatë tetë viteve dhe kanë gjetur se ato të cilat kanë çuar pesha ose kanë bërë ushtrime tjera të rezistencës, ishin më pak të prira të zhvillojnë llojin 2 të diabetit.
Krahasuar me gratë jo-aktive, ato të cilat kanë bërë së paku 150 minuta aktivitet aerobik dhe së paku një orë ushtrime për të forcuar muskujt brenda një jave, ishin për rreth 30 për qind më pak të prira ta zhvillojnë diabetin.
Studimi është botuar në revistën shkencore PLoS Medicine.
Tashmë ka qenë e njohur se ushtrimet e lehta aerobike mund ta ndihmojnë parandalimin e llojit 2 të diabetit.
Edhe studimet e mëhershme kanë treguar se studimet e peshës mund të mbrojnë nga diabeti, andaj studimi i fundit është vetëm një konfirmim për dobitë shëndetësore të aktivitetit fizik.
Burimi: YllPress
No comments :
Post a Comment