facebookgoogle plusrss feedmesazh

19 February 2014

Cigarja ndikon në çrregullimet e disponimit

Braktisja e pirjes së cigareve, nuk i bënë mirë vetëm shëndetit fizik por edhe atij mendor, pasi redukton depresionin dhe ankthin.
Ky fakt u zbulua nga një studim i zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Washington University School of Medicine dhe i publikuar në revistën “Journal of Psychological Medicine”.

Patricia Cavazos-Rehg, autore kryesore e studimit shprehet se thuajse 40% e duhanpirësve të rregullt, vuajnë ose ka vuajtur në të kaluarën nga çrregullime të humorit apo nga ankthi, transmeton Shekulli shkrimin. Ndërkohë gjatë studimit 42% e personave që pinin duhan shfaqën probleme me humorin, krahasuar me 29% të tjerë të cilët i dhanë fund pirjes së duhanit.

Ky studim u bazua në 4800 duhanpirës, ku studiuesit zbuluan se lënia e duhanit ose reduktimi i tij ndikon direkt në shëndetin mendor, si dhe në përmirësimin e humorit. Ndaj sipas ekspertes Cavazos-Rehg, kur një pacient është duke u përballur me probleme të natyrës psikologjike dhe psikiatrike, gjëja e parë që duhet të bëjë është lënia e duhanit.

No comments :

Post a Comment