facebookgoogle plusrss feedmesazh

23 February 2014

Hakeri i njohur për jailbreak, punësohet në Apple

Hakeri i famshëm i OS X dhe iOS, i cili arriti që i vetëm ta rishkruaj thelbin e të dy sistemeve operative të Apple dhe të lejojë portimin e tyre në pajisje të tjera, ndërsa kontribuoi edhe që shumë aplikacione për iPhone të bëhen jailbreak, tani ka thënë se do t’i bashkohet kompanisë Apple gjatë vitit.

Programuesi i njohur si "winocm", është vetëm 17 vjeç, por tashmë është një ekspert i inxhinierisë softuerike dhe thotë se ai ka qenë duke bërë "gjëra të çmendura" me iOS dhe OS X.

Një nga të bëmat e mirënjohura të winocm është integrimi i kernel-it të OS X dhe iOS në Nokia N9000, duke krijuar atë që vlerësohej si version i sistemit operativ me burim të hapur.

Ai gjithashtu kohët e fundit ka kontribuar që iOS 6 të bëhet jailbreak për iPhone-ët më të vjetër, një punë për të cilin ai tha se zakonisht nevojiten një grup i madh dhe i kompletuar i inxhinierëve. "Janë me të vërtetë gjëra komplekse dhe djallëzore," tha ai.

"Në thelb, unë duhet të bëja pikërisht atë që bëri Apple kur ishte duke e lansuar sistemin operativ për iPhone, fillimisht".

Winocm nuk ka treguar se cili do të jetë roli i tij në kompaninë Apple, mirëpo besohset se puna e tij do të lidhet me sigurinë, dhe mbylljen e hapësirave për thyerjen e kodit për jailbreak të iPhone dhe iPad. 

Burimi: Telegrafi

No comments :

Post a Comment