Për një kohë tashmë, Google është duke punuar me kompaninë LG për orën e mençur, dhe modeli i parë i orës së Google pritet të zyrtarizohet në mars të vitit 2014.
Raportet e reja thonë se Google do të merret me dizajnimin e orës së mençur dhe krijimin e ndërfaqës dhe karakteristikave softuerike, ndërsa LG do të koncentrohet vetëm në pjesën e harduerit dhe specifikave.
Deri më tani, ky bashkëpunim mes Google dhe LG ka funksionuar shumë mirë në krijimin e telefonave të mençur - Nexus 4 dhe Nexus 5.
Përveç tjerash thuhet se Google do ta integrojë edhe asistentin e saj digjital të bazuar në zë, Google Now, dhe njëri prej opsioneve do të jetë edhe lidhja e orës me Google Glass.
Biznesi i orëve të mençura besohet se deri në vitin 2018 do të vlejë 19 miliardë dollarë, dhe Google po shpreson se me modelet e reja të orëve të saja të marrë një pjesë të këtij tregu.
No comments :
Post a Comment