Para pak kohësh u zbulua një dobësi në Chrome e cila lejonte uebfaqe dashakeqëse t’i përgjonin përdoruesit përmes mikrofonit të tyre. Google e rregulloi problemin, por nëse jeni shumë të shqetësuar, ja se çfarë të bëni për të mbrojtur veten.
Më parë, le të sqarojmë se ku qëndron problemi. Në momentin që i jepni akses një faqeje për të përdorur mikrofonin apo kamerën, Google Chrom supozon se një lejim i tillë vlen edhe në të ardhmen, për çdo rast. Kjo do të thotë se sa herë hyni tek ajo faqe, kamera apo mikrofoni juaj mund të aksesohen.
Rëndësi ka që kjo çështje mund të zgjidhet fare lehtë përmes disa ndryshimeve në opsione. Ja se si:
1. Hapni Chrome dhe shkruani në shiritin e kërkimit chrome://settings/contentExceptions#media-stream
2. Do të shihni Media Exceptions ku mund të kontrolloni se cilat emra hostesh kanë akses në kamerën dhe mikrofonin tuaj.
3. Në fund të rreshtit për secilën, kur e çoni mouse-in në anën e djathtë, do të shihni një buton të vogël ‘X’.
4. Klikojeni dhe ruajini ndryshimet duke klikuar Done.
Gjithashtu, shkoni tek chrome://settings/content dhe që atje zbrisni tek Media. Në vend që të përzgjidhni opsionin automatik “Ask me when a site wants to use a plug-in to access my camera and microphone” zgjidhni “Do not allow any sites to access my camera and microphone.”
Shikoni videon këtu:
Burimi: Albeu
No comments :
Post a Comment