Kjo mbase nuk është rruga më e mirë për ta filluar “jetën” nën udhëheqjen e kompanisë Facebook.
WhatsApp, që është aplikacioni i thjeshtë për dërgim të mesasheve të cilin Facebook e bleu për 19 miliardë dollarë gjatë të mërkurës, para disa orëve nuk ishte në dispozicion për përdorim, për shkak të problemeve me serverët.
Në një postim të bërë në Twitter, WhatsApp tregoi: “Na vjen keq, për momentin jemi duke përjetuar probleme me serverët. Ne shpresojmë të ngrihemi dhe të rikthehemi së shpejti.”
Aplikacioni, që ka 450 milionë përdorues aktivë mujorë, e ka paraqitur veten si një alternativë të lirë ndaj SMS-ve me pagesë, shfaqi probleme, duke mos punuar në gjithë globin, pas cicërimave të bëra në Twitter dhe artikujve të postuar nga India dhe Izraeli. Pas disa orësh probleme shërbimi WhatsApp është sërish duke punuar. (PCWorld Albanian)
No comments :
Post a Comment