Privatësi dhe ruajtje të sekreteve, këto janë objektivat kryesor të kompaniveqë sjellin produkte inovatore. Pas Blackphone, telefonit të destinuar për spiunime, i prezantuar në Barcelonë, do të vijë edhe telefoni smart i tipit ''007''.
Për këtë krijim po mendon kompania ''Boeing'', gjigandi i aeronautikës, i cili sapo ka prezantuar projektin në FCC, Entin amerikan që merret me rregullat e komunikimit.
Telefoni i tij smart, ''Boeing Black'' është menduar specifik për profesionistët e Departamentit të Mbrojtjes dhe Sigurisë. Mes një sërë karakteristikash të tij, ''Boeing Black'' ka mekanizmin që arrin të fshijë të dhënat e programit, nëse përdoruesi tenton ''ta sforcojë''.
Burimi: AsScreen
No comments :
Post a Comment