facebookgoogle plusrss feedmesazh

02 March 2014

Google prezanton një opsion interesant për Google Maps

Google ka prezantuar një produkt të ri që lidhet me Google Maps dhe ka si synim të ndihmojë kompanitë, por njëkohësisht edhe konsumatorët e rregullt për një eksperiencë më të kënaqshme me hartat elektronike.

Google Maps Gallery do të lejojë qeveritë, bizneset dhe organizatat jofitimprurëse të krijojnë harta të specializuara duke përdorur Google Maps Engine, të cilat më pas mund të shpërndahen online.
Këto harta të reja do të shfaqen në rezultatet e kërkimit dhe do të ofrojnë një eksperiencë ndryshe nga ajo shërbimit të vetë kompanisë Google Maps.

Ky funksionalitet është lançuar menjëherë pas përditësimit të rëndësishëm të Google Maps ku janë shtuar disa opsione të reja të rëndësishme, me të cilat mund të njiheni duke ndjekur këtë link.

Institucionet që do të krijojnë këto tipe hartash , do të kenë plotësisht nën kontroll përmbajtjen që shfaqet në to, do të kenë mundësi t’a përshtasin atë së bashku me stilin dhe licencimin.

Sipas Google, Maps Gallery do të funksionojë si një atlas dixhital dhe interaktiv ku çdokush mund të kërkojë dhe të gjejë harta cilësore. Ato harta që do të përfshihen në Gallery do mund të shihen nëpërmjet Google Earth si dhe do mund të zbulohen nëpërmjet kërkimit në shfletuesit kryesorë, duke bërë shumë më të thjeshtë për qytetarët aksesimin e të dhënave të ndryshme në hartë (plane historike të qytetit, statistika mbi popullsinë, përditësime mbi evakuimin emergjent të rrugëve etj...)

Disa prej organizatave që kanë përdorur deri tani Maps Gallery janë: National Geographic Society, World Bank Group, United States Geological Survey, Florida Emergency Management dhe City of Edmonton.

Burimi: BotaSot

No comments :

Post a Comment