facebookgoogle plusrss feedmesazh

04 March 2014

Ndryshoni pamjen tuaj përmes ballukeve

Flokët, duke qenë një prej elementeve kyç që i kontribuojnë në çdo aspekt pamjes së jashtme të secilit, kërkojnë një tretman të posaçëm, në mënyrë që të garantohet një pamje perfekte.
Janë një sërë faktorësh që duhet t’i merrni për bazë para se të krijoni stilin tuaj të flokëve që ju shkon më së shumti.
Frizerët pohojnë se mënyra se si i preni dhe i mbani flokët tregon se sa jeni të kujdesshëm, transmeton Koha.net. 

Frizeri Ngadhnjim Gllasoviku pohon se vajzat, djemtë, burrat e gratë në Kosovë po i kushtojnë një kujdes e përkushtim të madh pamjes së tyre, e me theks të veçantë flokëve. Kujdesi ndaj flokëve thotë të jetë bërë përditshmëri e tyre tash e sa kohë. Ai thotë të kenë kaluar ato kohëra kur njerëzit i kanë vizituar sallonet e rregullit të flokëve vetëm për raste speciale.

Andaj krehja e flokëve në mënyrë profesionale e njohur si “fenirim” është, sipas tij, një ndër tretmanët më të kërkuar për flokë që kërkohet nga shumica, në bazë ditore. 

Ngadhnjimi tregon se klientët janë orientuar nga një prerje mesatare sa i përket gjatësisë. Kjo gjë bën që flokët të krihen dhe të mirëmbahen më me lehtësi.
“Po ashtu shumica e femrave kërkojnë vetëm prerje minimale dhe shprehin dëshirë vetëm për freskimin e flokut. Po ashtu, ka kërkesa për prerje flokësh ashtu siç i kanë artistet e këngëtaret e famshme të zhanreve të ndryshme”, ka thënë Ngadhnjimi.

Ai pohon se një femër asnjëherë nuk do të dilte në një takim, nuk do të shkonte në një festë ditëlindjeje, dasmë apo në një klub nate pa i krehur flokët apo pa i rregulluar në ndonjë mënyrë goxha të dukshme. 

“Në këso rastesh zakonisht kërkohen edhe flokët dredha përmes ‘figaros’, por që më pas krihen dhe lihen të shprishura, e në fund të fenirimit rregullohen në atë mënyrë që dredhat të duken sa më natyrale”, ka thënë ai. Po ashtu edhe drejtimi i flokëve përmes drejtueses speciale është një prej kërkesave të shpeshta nga vajzat që kanë flokë të gjatë dhe prerje të drejtënë fund të tyre. 

Ndërkaq për vajzat të cilat duan dhe kanë nevojë për një ndryshim të dukshëm në pamjen e tyre, Ngadhnjimi ju preferon balluket. 

“Që kur balluket janë provuar nga femrat e famshme, që të gjitha stilet janë bërë një burimimadh i inspirimit dhe trendeve të reja. Nuk ka rëndësi forma juaj e fytyrës, lloji i flokëve, ngjyra apo tiparet e tjera fizike, ju sigurojmë se do të gjeni stilin që do t’ju përshtatet në mënyrë të përsosur sa i përket ballukeve”, ka thënë frizeri Ngadhnjim Gllasoviku. 

Sa u përket preferencave tëmeshkujve rreth prerjes së flokëve, ai ka thënë se ata zakonisht e lidhin frizurën me profesionin. Ndërkaq për adoleshentët thotë se anojnë nga format më urbane të prerjeve që zakonisht nënkuptojnë flokë më të çrregullt. 
“Sa u përket meshkujve në moshë më të shtyrë ata kërkojnë një stil të prerjes së një forme më klasike. Kjo nënkupton flokë më të shkurtër mbrapa, ndërkaq pak më të gjatë përpara dhe të paluar mirë. Kjo bën që ata të kenë një pamje më gjentëllmene”, ka shtuar Gllasoviku.

No comments :

Post a Comment