Një vajzë 14-vjeçare, e quajtur Sarah, publikoi në Twitter një kërcënim ku shkruhej: “Përshëndetje, emrin im është Ibrahim dhe jam nga Afganistani. Jam pjesë e al-Kaedës dhe në 1 qershor do të bëj diçka shumë të madhe. Mirupafshim.”
Kompania ajrore amerikane American Airlines iu përgjigj: “Sarah, ne i marrim shumë seriozisht këto kërcënime. Adresa juaj e internetit dhe detajet do t’i dërgohen sigurisë dhe FBI-së.”
Pas kësaj 14-vjeçarja filloi të kuptojë gabimin trashanik që kishte bërë dhe vazhdoi postimet ku shkruhej se po bënte shaka, se i vinte keq dhe ishte e trembur, se ishte një vajzë dhe nuk vinte nga Afganistani.
Burimi: Shqip - e pavarur
No comments :
Post a Comment