facebookgoogle plusrss feedmesazh

21 April 2014

Pesë ushqimet që ju lënë pa gjumë

Më poshtë i gjeni ushqimet që ju lënë pa gjumë gjatë natës:

1. Kafeina

Ju e dini që kafeina ju mban zgjuar, por kafeja dhe soda nuk janë fajtorët e vetëm.
Disa medikamente gjithashtu, përmbajnë kafeinë siç janë çajrat për shembull.

2. Alkooli

Ndoshta mund të mendoni se një gotë verë në mbrëmje do t’ju ndihmojë të relaksoheni dhe të flini, por disa studime kanë zbuluar se alkooli shkakton zgjim të vazhdueshëm gjatë natës. Ndërsa një gotë alkool ju shkakton ndjesinë e dremitjes, në fakt redukton gjumin me lëvizje të shpejta të syve (REM- Rapid Eye Movement). Kështu që mundohuni ta konsumoni pijen tuaj të preferuar dy orë para se të flini.

3. Lëngjet

Uji është i shkëlqyer për të humbur peshë dhe për të qenë të shëndetshëm, por fatëkeqësisht ju shkakton zgjimin e përnatshëm për shkak të nevojave për të shkuar në tualet. Lëngjet ndërpresin ciklin e gjumit dhe reduktojnë gjumin REM. Kështu që konsumoni lëngje dy orë para se të shkoni në shtrat.

4. Ushqime të vjetra dhe të fermentuara

Tiramina, një aminoacid i gjetur në ushqime të vjetra dhe të fermentuara, stimulojnë punën e trurit dhe ju mbajnë zgjuar. Djathi me myk, peshku i tymosur dhe mishi i përpunuar e përmbajnë këtë element, kështu në qoftë se do t’ju duhet të konsumoni një vakt me djathë, zgjidhni një lloj të freskët djathi si psh, moxarela.

5. Produkte me bazë domatesh

Çdo gjë me shumë acid mund t’ju shkaktojë urth dhe parehati, siç janë produktet me bazë domatesh dhe erëza pikante. Për të parandaluar kollën dhe parehatinë, mos konsumoni ushqime të tilla deri tre orë para gjumit.

No comments :

Post a Comment