Titulli i më sipërm është aktualiteti i ditëve të sotme në të gjithë botën. Shtetet që preken më tepër nga COVID-19 janë ato që edhe i kanë institucionet shëndetsore më të ngarkuara, dhe si mendoni a nuk mund të bëhen diagnoza të gabuara?
Gjithsesi sot, shëndetësia është tejet e zhvilluar por për diçka të tillë që u paraqit papritmas si COVID-19 dhe të gjithë i gjeti të papërgatitur, përfshirë këtu edhe institucionet shëndetësore botërore, krijoi një haos të paparë, i cili nuk shpallet publikisht, por asgjë mjeksore nuk funksionon si më parë dhe kjo DREJTPËRDREJTË rrezikon shëndetin e qytetarëve aq më shumë të atyre me sëmundje kronike.
Padyshim ka nga ato që tentojnë të përfitojnë edhe nga ky rast, por ka gabime shumë të shpeshta të paqëllimshme.
Pacienti ka sëmundje kronike, pa u rrezikuar nga COVID-19, duke mbajtur vëmendjen në DREJTIMIN E GABUAR ndodh që të jetë viktimë e mungesës së terapisë së duhur por edhe të analizave adekuate. Me këtë nxjerim përfundim që jo gjithmonë njerëzit me sëmundje kronike janë viktima e COVID-19 por edhe e terapive të gabuara sërish si pasojë e reparteve të dendura me COVID-19.
Qytetarë mbani distancën, MJEKË KUJDES!
Disponim | Shqip
No comments :
Post a Comment