Hulumtimet sugjerojnë se njerëzit të cilët kalojnë shumë kohë në internet kanë një shans më të lartë të zhvillimit të depresionit.
Psikologët e universitetit në qytetin anglez të Leeds kanë zbuluar se njerëzit të cilët kalojnë shumë kohë në faqet e rrjeteve sociale apo faqet e “chatit” në fakt shpenzojnë më pak kohë në ndërveprimet aktuale sociale, të cilat mund të kenë efekte të dëmshme për shëndetin e tyre mendor.




