Nën shtresat qindravjeçare të akullit në Antarktidë (Polin e Jugut) mund të gjenden rezerva të tëra diamanti dhe gurësh të tjerë të çmuar, bënë të ditur të enjten kërkuesit australianë.
Gjatë një ekspedite në Antarktidën Lindore, disa ekspertë grumbulluan një sërë gurësh duke gërmuar nën akull dhe analizimi i mëtejshëm i përbërjes së gurëve jep garanci të mëdha që në afërsi të gjenden shtresa të tëra me diamante.




