iPhone 5S është ende në ditët e para të testimeve dhe lajmet nuk janë të mira. Deri tani janë gjetur gabime dhe probleme, më i fundit prej së cilave është akselerometri.
Disa testues janë shprehur se problemi qëndron në faktin se Apple ka ndryshuar burimin e prodhimit të pajisjeve për akselerometrat e 5S dhe 5C, edhe pse ky nuk është lajm i konfirmuar. Çështja mund të jetë përtej harduerit, pra, mund të jetë një problem me sistemin operativ.




