Alpinisti gjen një thesar indian Një i ri francez, adhurues i alpinizmit mbeti i shtangur kur në majë të Malit të Bardhë, mali më i lartë në Europën Perëndimore, gjeti një thesar me një vlerë që përllogaritet në rreth 280 mijë euro.
Numri total i objekteve me vlerë të gjetura mes akullit dhe dëborës në mijëra metra lartësi shkon në rreth 100, mes tyre smeraldë, rubinë dhe safirë.




