Ekspertët thonë se përdorimi apo djegia e temjanit dhe e qirinjve aromatikë në shtëpi është e rrezikshme për shëndetin për shkak të potencialit të substancave të larta toksike që disa nga këto produkte mund të lëshojnë. Në mes të rreziqeve, përveç problemeve të rënda me frymëmarrjen, është edhe kanceri.
Masa të ashpra për temjanin dhe qirinjtë aromatikë. Qeveria franceze ka vendosur të bëjë një hetim të plotë për të përcaktuar se cilat produkte duhet të ndalohen nga tregu për shkak të substancave toksike të larta dhe të rrezikshme që ato përmbajnë dhe të cilat emetohen kur digjen.




