Shumica e personave ditët e adoleshencës i mban mend me akne dhe lëkurën e kuqe. Por aknet shfaqen edhe në moshë më të vjetër, ndërsa shkencëtarët kanë zbuluar arsyen pse disa persona janë më të prirë ndaj këtyre problemeve me lëkurë.
Hulumtuesit nga Universiteti Columbia në Los Angeles kanë zbuluar që bakteret të cilat shkaktojnë aknet përmbajnë përbërës të këqij, të cilët krijojnë puçrra dhe ato të mirat që mbrojnë lëkurën tonë.
Aknet krijohet kur lëkura jonë përmban më shumë baktere “të këqija”. Kjo gjë është e ngjashme me problemin e tretjes, i cili krijohet si pasojë e çekuilibrit të baktereve “të mira” dhe “të këqija” në zorrë.
Këto njohuri shtesë mund të ndihmojnë në zhvillimin e trajtimeve të reja kundër akneve.
Rreth 80 për qind e njerëzve në moshën prej 11 deri 30 vjet kanë probleme me aknet. Disa luftojnë me to edhe në moshën më të vjetër.
Hulumtuesit kanë analizuar mikrobin propionibacterium, i cili hyn në poret yndyrore të lëkurës. Kur kjo baktere shkatërron sistemin e imunitetit atëherë shkakton krijimin e gungëzave të fryra të kuqe që shndërrohen në akne.
Ekspertët rekomandojnë që të mos dëshpëroheni dhe që me përdorimin e thjeshtë të losioneve dhe kremrave që janë përgatitur nga përbërësit e ngjashëm me jogurtin do të qetësojnë lëkurën tuaj dhe rrisin numrin e baktereve “të mira”.
No comments :
Post a Comment