facebookgoogle plusrss feedmesazh

12 May 2013

Ju rradhisim Ushqimet që ju mbajnë të rinj


Ushqimi është faktori kryesor që ndikon për të pasur një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Në qoftë se doni të gëzoni “rininë e përjetshme” dhe të shtoni numrin e viteve të jetës suaj, atëherë duhet të dini se cilat janë ushqimet e një jete më të gjatë dhe në harmoni me natyrën. Ja cilat janë ato i keni më poshtë:


Vaji i ullirit
Katër dekada më parë, një studim i realizuar në shtatë shtete, tregoi se vaji i ullirit është përgjegjësi për rastet e pakta të sëmundjeve të zemrës dhe të kancerit në ishullin grek të Kretës. Tani, ne dimë se vaji i ullirit përmban polifenol, një antioksidues të fortë që parandalon sëmundje të ndryshme në moshë të madhe.



Boronicat

Gjatë një studimi të gjerë të publikuar në vitin 1999, u nxor në dritë fakti se minjtë e ushqyer për një periudhë kohe me boronica, jetuan më gjatë se të tjerët, një kohë që ishte ekuivalente me 10 vite njerëzore. Përbërësit e boronicës ulin oksidimin e dëmshëm dhe përmirësojnë deficitet që në memorie.



Peshku

Tridhjetë vjet më parë filluan studimet rreth numrit të vogël të rasteve me sëmundje të zemrës te inuitët, banorë të lindur të Alaskës. Arsyeja ishte e thjeshtë: Konsumimi i madh i peshkut. Te peshku gjendet me sasi të bollshme acidi yndyror omega-3, që ndihmon në uljet e dëmeve që sjell kolesteroli në arterie dhe mbron zemrën nga ritmet anormale.]



Kosi

Në vitet 1970, ish-Republika Sovjetike e Gjeorgjisë mburrej me faktin se kishte më shumë 100-vjeçarë për frymë të populltës se në çdo rajon tjetër të botës. Koha nxori në dritë sekretin: Konsumimi i madh i kosit. Kosi është i pasur me kalcium dhe me “baktere të mira”, që ulin rrezikun e ostoperozës dhe të sëmundjeve në moshën e tretë.



Bajamet

Studimet e bëra nga “Ithtarët e Ditës së Shtatë”, një sekt fetar që predikon edhe jetën e shëndetshme dhe dietat vegjetariane, tregojnë se ata që konsumojnë rregullisht bajame, lajthi apo arra, përfitojnë 2.5 vjet jetë më shumë sesa ajo që do të jetonin nëse nuk do të ushqeheshin me to. Sekreti? Numri i lartë i vitaminave dhe mineraleve te këto ushqime.



Çokollata

Popullata e fisit Kuna, në ishujt San Blas, në brigjet e Panamasë kanë një numër nëntë herë më të ulët të rasteve me sëmundje të zemrës se në krejt pjesën tjetër të brigjeve panamaiane. Arsyeja? Ata konsumojnë shumë lëngje me bazë çokollatën, çka përmirëson ndjeshëm qarkullimin e gjakut, ul rrezikun për tensionin e lartë dhe të diabetit të tipit 2.


Burimi: mjeku.net

Ju mund të lexoni edhe:
Për flokë sa më të shëndetshëm, konsumoni këto ushqime



Si ti pastroni mushkëritë tuaja me ushqim



Si të haroni urinë?!


1 comment :

  1. Hohooo këto i konsumoj zakonisht :D. Ameraldi

    ReplyDelete