facebookgoogle plusrss feedmesazh

23 May 2013

Britanikët përgatiten për ekzaminimin e thelluar mjekësor "të gjenit Jolie"


Mjekët britanikë në vitin 2014 do të fillojnë programin e ekzaminimit të thelluar mjekësor (ang. screening) gjenetik të sëmundjeve onkologjike. Programi përfshin 97 të ashtuquajtur onkogjene, midis të cilëve edhe gjenin e njohur BRCA1, për shkak të pranisë në organizmin e vet të formës mutante të të cilit aktorja e Hollivudit Angelina Jolie iu nënshtrua mastektomisë së dyfishtë parandaluese (heqjes së gjirit).
Gazetarët britanikë e kanë pagëzuar gjenin BRCA1 me togfjalëshin "gjeni Jolie".

Rreth 2% e të gjitha sëmundjeve onkologjike lidhen me praninë e onkogjeneve në organizëm, megjithatë statistikat ndryshojnë shumë në varësi të llojit të tumorit. Në këtë mënyrë, në rastin e kancerit ovarian (kanceri i vezoreve) kjo shifër arrin deri në 15%. 



No comments :

Post a Comment