Një francez ka shijuar një natë në mesin e yjeve të Hollywoodit në Cannes të Francës duke u shtirur si Psy.
Ai gjatë mbrëmjes ka qëndruar pranë aktores Naomie Harris dhe pianistit Adrien Brody, të cilët nuk e kishin dalluar fare se ai ishte vetëm një mashtrues që po shtirej si Psy, shkruan sot The Sun.
“Psy-ja fals” ka dhënë autografe të panumërta për fansat e tij, ndërsa nuk kanë munguar edhe fotot me personat e tjerë të famshëm, mes të cilëve edhe një me aktoren e Skyfall Naomie Harris. Fotoja është shkrepur gjatë festës së organizuar nga shtëpia e bizhuterive, Chopard,transmeton TCH.
Aktorja e ka postuar atë në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Twitter. Pikërisht këtu është zbardhur mashtrimi perfekt i sozisë së Psy. Psy “i vërtetë” sapo ka parë foton ka komentuar:
- Mesa duket ka një tjetër unë që vjen vërdallë nëpër Kanë. Përfitoj nga rasti ta përshëndes, shkruajti këngëtari koreano-jugor.
- Mesa duket ka një tjetër unë që vjen vërdallë nëpër Kanë. Përfitoj nga rasti ta përshëndes, shkruajti këngëtari koreano-jugor.
No comments :
Post a Comment