Gjatë javës së kaluar Sony ka lajmëruar rezultatet e fundit financiare sipas të cilave thuhet se kompania japoneze ka grumbulluar 72.3 milion dollarë të ardhura totale prej të cilave 2.4 milion janë të ardhura neto.
Përvec rezultateve nga shitjet e përgjithshme, Sony gjithashtu ka lajmëruar shitjet totale të linjës së re të telefonave intelegjentë, Sony Xperia.
Sipas analizës financiare del se Sony ka shitur 8.1 milion pajisje Xperia në cerekun e parë të 2013. Kjo shifër është më e ulët se pritshmëritë e kompanisë, pasi që Sony më herët kishte deklaruar se dëshiron të shes 9.1 milion pajisje Xperia.
Sipas kompanisë, arsyeja pse shitjet nuk i kanë arritur pritshmëritë është popullariteti i Sony Xperia Z, i cili ka lënë prapa pajisjet tjera të kësaj linje.
Burimi: Indexonline
No comments :
Post a Comment