facebookgoogle plusrss feedmesazh

13 May 2013

Mbaron ndërtimi i ndërtesës më të madhe në SHBA


Ndërtesa e re e qendrës tregtare botërore në New York është tashmë ndërtesa më e lartë në SHBA dhe e treta në botë. Në majën e grataçelës u vendos pjesa e fundit e saj, duke e çuar lartësinë në 541 metra. Momentet e vendosjes së pjesës në formë spiraleje u duartrokitën nga punëtorët e ndërtimit të ndodhur në një platformë të përkohshme në majën e kullës, por edhe nga vizitorë që e ndoqën nga toka.

Ndërtesa është simbolike pasi është ngjitur në vendin ku ndodhën sulmet e 11 shtatorit në vitin 2001. Ndriçimi i kullës do të kryhet brenda muajve të ardhshëm dhe ngjyrat e dritave do të ndryshojë. Kulla do të hapet për bizneset në vitin 2014.

No comments :

Post a Comment