facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

17 July 2013

Rita duet me Justin Timberlake

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora është duke planifikuar që të bëjë një duet me këngëtarin e famshëm, Justin Timberlake, pasi ajo gjatë këtij vikendi ka biseduar me gruan e tij Jessica Biel, shkruan sot gazeta The Sun.
“Rita dhe Jessica së bashku dëgjuan Justinin derisa ai po performonte në skenë”, ka thënë një burim për gazetën britanike. “Jessica e pa se sa shumë po i pëlqente Ritës performanca e burrit të saj dhe filloi të bisedojë me të”, shtoi burimi.

“Pastaj ajo bisedoi me Justinin dhe tani Rita dhe ai shumë shpejt mund të bashkëpunojnë”, ka thënë burimi.

Gjasat për një bashkëpunim të tillë janë edhe më të mëdha pasi bosi i Ritës, Jay-Z ishte bashkëpunëtor i Justinit për singllin e tij “Suit&Tie”.

No comments :

Post a Comment