facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

15 July 2013

Si mund të “shpërndani” vendndodhjen tuaj me miqtë në mënyrë të sigurt

Jeni vonë për një mbledhje apo për në takimin me miqtë? Për t’i mbajtur ata në kontakt me vendndodhjen tuaj mund të zgjidhni t’ua dërgoni atë minutë pas minutë në smartfonin e tyre.

Aplikacioni Glympse mund të shkarkohet pa pagesë për Android, iOS, Windows Phone, dhe BlackBerry.


Fillimisht duhet të aktivizoni GPS-in në smartfon. Pasi të hapni aplikacionin, zgjidhni Send Glympse. Do t’ju shfaqet lista e kontakteve që keni të regjistruar. Mund të zgjidhni ose adresa email-i ose numra telefoni. Pasi të keni përcaktuar marrësin, duhet të përcaktoni se sa kohë dëshironi t’i dërgoni atij vendndodhjen tuaj – nga 15 minuta në 4 orë.

Kur koha të mbarojë, përdoruesit nuk do të kenë më mundësi të gjurmojnë vendndodhjen tuaj. Iniciatori mund të vendosë ndërprerjen e dërgimit të vendndodhjes edhe sapo të arrihet në destinacion.

Pasi vendoset Glympse, dërguesi mund ta anulojë atë para kohe, mund ta shtojë kohën me 15 minuta apo ta modifikojë duke shtuar apo ndryshuar destinacionin.

Në këtë mënyrë, miqtë apo kolegët do të jenë gjithmonë në dijeni të vendndodhjes suaj dhe nuk do t’ju pyesin çdo sekondë në telefon se ku ndodheni dhe kur do të mbërrini. 

Burimi: PCWorld Albanian

No comments :

Post a Comment