- A ju ngjason me ndonjërin që njihni ky shkëmb? Autoritetet kineze në provincën Jiujiang hapën një konkurs për përzgjedhjen e emrit më goditës për këtë pjesë të malit Lushan, që është një destinacion turistik në Kinë.
Fituesi i konkursit do të shpërblehet me 1 mijë dollarë, një shumë goxha e konsiderueshme po të kihet parasysh që paga mesatare vjetore në Kinë për vitin 2012 ishte 4500 dollarë, transmeton oranews.
Në konkurs janë paraqitur qindra propozime. Autoritetet thonë se mes tyre ka emra të frymëzuar nga historia, kinematografia dhe fusha të tjera të artit si dhe emra të rëndomtë.
How about Clifford? The anthropomorphic bluff on the side of Lushan mountain in Jiujiang, Jiangxi Province in eastern China
Ky nuk është rasti i parë që në Kinë ndërmerret një nismë e tillë. Drejtuesit vendorë e shohin si një mjet të mirë për promovimin e turizmit. Në 2010 një majë mali në parkun natyror të Zhiangjiajie në jug të vendit u ndryshua u quajt “Avatar Hallelulaj Mountain” për shkak të ngjashmërisë me “Pandorën”, planetin ku zhvillohen skenat e filmit 3D të James Cameron.
No comments :
Post a Comment