facebookgoogle plusrss feedmesazh

26 September 2013

Kompjuter desktop vs laptop, cili vlen me teper?

Para disa vitesh shitjet e laptopëve shenuan nje rritje te konsiderueshme duke kaluar edhe ato te kompjuterëve desktop, nderkohe kohet e fundit është vene re se tabletet dhe smartfonet zoterojne nje pjese me te madhe te tregut krahasuar me laptopët.
Eshte e qarte se tendenca eshte drejt kompjutereve portabel te vegjel dhe me te lehte. Megjithate ekzistojne disa arsye te vlefshme qe argumentojne pse duhet te vazhdojme te blejme kompjutere desktop.
Ne radhe te pare vlen te permendet raporti cmim/performance. Sado te paguash per nje kompjuter te tille qofte 300 apo 3000 $ eshte e sigurt qe do te dispononi nje pajisje shume me te fuqishme sesa cmimi i percaktuar per te.

Opsionet e perditesimit dhe permiresimit te sistemit jane me te shpeshta per nje desktop. Te kompjuteret eshte e mundur te shtosh shume me teper RAM krahasuar me laptopët. Gjithashtu vlen te permendet lehtesia e nderrimit te cdo pjese perfshire ketu CPU-ne apo karten grafike.

Te hapesh nje kompjuter desktop per t’a riparuar eshte shume e lehte, mund ta beje kushdo ndersa per te hapur nje laptop eshte shume me e veshtire dhe duhen mjete specifike.

Permasat e kompjutereve jane vertet te pershtatshme per ne shtepi ose zyra pasi ekrani eshte me i madh po keshtu dhe tastiera qe do te thote se mund te punosh me rehat. Si perfundim ne qofte se te qenurit portabel nuk eshte nje kusht i domosdoshem per ju ia vlen me teper te blihet nje kompjuter desktop.

Burimi: PCWorld Albanian

No comments :

Post a Comment