facebookgoogle plusrss feedmesazh

26 September 2013

"The Voice" - Kosova sërish befason me prurje tanetësh të rinj

Përfaqësuesit e spektaklit televiziv muzikor, kanë bërë të ditur se edhe në edicionin e sivjetmë kandidatët nga Kosova dallojnë për nga cilësia dhe prurje e larmishme të zërave.

Kosova duket se prin në gjeografinë e trojeve shqiptare, për numrin e talenteve të reja, që po e tregojnë vetën në muzikë.

Një numër i tyre pritet ta dëshmojnë talentin e tyre edhe në edicionin e sivjetmë të spektaklit televiziv “The Voice of Albania”.

Se kandidatët nga Kosova janë të dalluar e dëshmojnë edhe ndihmës-trajnerët e këtij spektakli, Kamela dhe Landi, të cilët punojnë me kandidatët përpara se ata të përzgjidhen gjatë audicioneve të fshehta, transmeton kultplus.

“Përgjithësisht, kontigjenti që vjen nga Kosova por edhe nga Maqedonia ka pasur një prurje të larmishme të zërave vërtetë shumë të mire dhe kjo ka qenë e dukshme. Po ashtu edhe shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve tanë. Kam përshtypjen se kjo vjen për arsyen se janë më të lirshëm dhe të guximshëm për të shpërfaqur talentin e tyre”, ka thënë Llandi në një intervistë të publikuar në faqen zyrtare të “The Voice” në internet.

Ndërsa ndihmëstrajnerja tjetër Kamela Islamaj ka shtuar se zërat nga Kosova kanë spikatur thuajse në çdo edicion. Sipas saj edhe sivjet ka zëra shumë të mirë që vijnë nga Kosova por megjithatë nuk mund të thuhet se ka ndonjë zonë të caktuar me talente pasi janë të përhapur në gjithë Shqipërinë”.

Edicionini i sivjetmë i spektaklit televiziv “ The Voice of Albania” do të ketë prurje të këngëtarëve që kanë pasur eksperienca të mëparshme në lidhje me muzikën.

Sipas përfaqësuesve të “The Voice” shumica e aplikantëve kanë marrë pjesë në kompeticione të mëparshme ose kanë krijuar bendet e veta muzikore me të cilat performojnë live nëpër lokale.

Ajo që ve re këtë vit është dhe fakti që ka prurje të moshave më të mëdha, në krahasim me vitet e kaluara . Sivjet ka më shumë stile dhe zhanre të ndryshme të muzikës çka do ta bëjë më të pasur këtë edicion të ‘The Voice’. 

No comments :

Post a Comment