Filipinasja Megan Young, e cila dje u shpall gruaja më e bukur në botë në ishullin Bali të Indonezisë, para një viti ka bërë ca foto provokuese në edicionin e revistës “Rouge” dhe tashti i kërcënohet marrja e titullit të Miss Bota. Menjëherë pas dorëzimit të kurorës së Miss Bota, në rrjetet sociale u paraqitën fotot e përmendura, kurse disa shfrytëzues të këtyre rrjeteve pyesin se a do t’i merret Meganit kurora, pasi që konsiderojnë se fituesja duhet të jetë shembull dhe personifikim i stilit, dinjitetit dhe fisnikërisë, transmeton portali kroat Index.
Bukuroshja filipinase deri tashti nuk ka bërë ndonjë koment për fotot kontestuese, kurse njëjtë kanë vepruar edhe krerët e drejtorisë së konkursit të bukurisë. Nëse e humb titullin, atëherë Miss bote do të shpallet e dyta në këtë garë, bukuroshja nga Franca Marine Lorpheline.
Foto kontestuese të bukuroshes së botës mund t’i shikoni në linkun:
No comments :
Post a Comment