Aktori i njohur turk, Tuncel Kurtiz, ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare.
I lindur në vitin 1936 në Izmit të provincës Kocaeli, ai gjatë karrierës ka punuar si skenarist, aktor dhe regjisor.
Që nga viti 1958, ka performuar në skena të ndryshme në teatrot e Stambollit dhe në Turqi, po ashtu ka luajtur edhe në Teatrin Mbretëror të Stokholmit dhe Teatrin Suedez, pastaj ka qenë pjesë e shfaqjeve në Berlin, Frankfurt, Hamburg dhe në Angli.
Gjatë karrierës ka fituar çmime të ndryshme si aktor dhe si skenarist. Një nga rolet më të rëndësishme ka qenë ai në filmin “Suru” dhe pastaj në serialet e shumta televizive.
Në Shqipëri u bë i njohur me rolin e Ramiz Karaeskit në serialin “Ezel”, i cili ka qenë njëherësh roli i tij më i rëndësishëm në vitet e fundit.
Sipas medieve turke, Kurtiz ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimit të kokës pas rrëzimit në shtëpinë e tij në Stamboll.
No comments :
Post a Comment