facebookgoogle plusrss feedmesazh

28 September 2013

Rita Oren e dëshirojnë në X-Factor SHBA

Producenti i “X-Factor”, Simon Cowell raportohet se dëshiron që Rita ora të jetë gjyqtare e përhershme në këtë format të garës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rita kishte vend të përkohshëm në panelin e versionit të këtij programi në Britaninë e Madhe dhe ishte mirëpritur nga publiku.

Cowell e ka takuar Ritën në rezidencën e tij në Los Amgele të mërkurën në mbrëmje, ku thuhet se kanë diskutuar lidhur me këtë çështje.“Rita nuk ishte atje për darkë të mërkurën në mbrëmje. Ajo ishte atje për një takim dhe me të ishin edhe kolegët e saj të biznesit”, shkruan gazeta britanike The Mirror, transmeton RTV21. 

Rita vitin e kaluar e kishte refuzuar Simon Cowellin për punë me orar të plotë si gjyqtare në këtë format televiziv. 22 vjeçarja nga Prishtina kishte thënë se dëshiron të këtë karrierë në muzikë përpara se të fillojë të arrijë diçka në televizion.

No comments :

Post a Comment