Kompania e naftës dhe e gazit "ConocoPhillip" zhvilloi lëshimin e parë të aparatit komercial fluturues pa pilot "40-LB ScanEagle" të prodhimit "Boeing" në Detin Çukotsk në brigjet veriore të Alaskës, njoftuan ditën e mërkurë mediat lokale.
Gjatë fluturimit 36-minutësh të aparatit ekspertët testuan punën e sensorëve dhe të sistemit të navigacionit të avionit pa pilot.
"ScanEagle" ka krahë të gjatë 10-këmbë dhe rezervë karburanti 1.5 gallons. Avioni pa pilot mund të fluturojë përgjatë 18 orëve dhe të transmetojë xhirime video të terrenit ose anijeve detare.
No comments :
Post a Comment