Samsung Galaxy S4 dhe Samsung Galaxy Note 3 janë modelet më të avancuara të telefonave të mençur të Samsung për momentin, por sipas një raporti të fundit i cili tani është publikuar në media thuhet se Samsung është duke planifikuar një linjë të re të telefonave të mençur mobil, të cilët do të jenë pjesë e serisë Samsung Galaxy F, e cila pritet të përfshijë vetëm modelet më të avancuara të prodhuesi të njohur jug-korean.
Seria e telefonave Samsung Galaxy S është në dispozicion në një varg opsionesh, të cilat përfshijnë modelet si Samsung Galaxy S4, S4 Active, S4 Mini, dhe S4 Zoom.
Sipas një raporti të ri të publikuar nga ET News thuhet se Samsung është duke planifikuar lansimin e linjës së re premium, e cila do të vijë nën markën Samsung Galaxy F.
Burimi: Telegrafi
No comments :
Post a Comment