facebookgoogle plusrss feedmesazh

28 September 2013

Si te llogarisni peshën ideale

Ekzistojnë te dhëna dhe tabela për te vlerësuar nëse jemi apo jo ne mbipeshe apo nënpeshë, cilat janë karakteristikat e tyre? Zbuloni se cila është pesha juaj ideale duke perdorur nje formule te thjeshte.
Për te vlerësuar nëse jemi mbi peshe apo nënpeshë, i drejtohemi kesaj formule, qe llogarit peshën ideale. Janë referime te cilat mbajnë parasysh faktorë te ndryshëm (gjininë, strukturën, gjatësinë, moshën etj) për te vlerësuar nëse pesha është ne norme.
Por ne fakt nuk ekziston një formule e vetme. Specialist te ndryshëm, dietologe apo mjeke kane krijuar llogaritjet e tyre te peshës, zyrtarisht njihen 9 te tilla.
Një tabelë tjetër e besueshme për llogaritjen e peshës ideale (gjeneruar nga një formule matematike) është Treguesi i Masës Trupore ose BMI (Body Mass Index). Kjo formulë konsiston ne dy shkalle (peshe dhe gjatësi, për femra dhe meshkuj) por dhe kjo tabelë kishte disa defekte, për shembull personat me te shkurtër se 1,52 cm dhe me te gjate se 2 metra nuk llogariteshin me korrektësi. Se fundmi formula e re është modifikuar.
BMI= 1,3 X pesha (ne kg)/(Gjatësia) 2.5
Diferenca është minimale ose, nëse jeni 1,65 cm dhe peshoni 67kg, BMI e vjetër është 24.61, ndërsa ai i modifikuar ju nxjerr 24.91. Gjithsesi këto llogaritje janë kur flasim për peshën trupore ne shëndet te mire, pa probleme te veçanta.
Burimi: AlbPress

No comments :

Post a Comment