facebookgoogle plusrss feedmesazh

09 October 2013

Femra më e pasur në botë, 7.3 miliardë dollarë pasuri nafte

Femra më e pasur në botë është nigeriania Folorunsho Alakija, e cila ka një pasuri nafte me vlerë 7.3 miliardë dollarë.

Alakija 62-vjeçare, nënë e katër fëmijëve, e nisi karrierën e saj si një sekretare banke, më pas studioi për modë, dhe e përfundoi me naftën, duke u bërë miliardere. 

Kompaninë e parë “Famfa Oil”, ajo e hapi në vitin 1993, më vonë ajo mori emrin “OML 127” dhe u kthye në një nga blloqet më pjellore të naftës.

 Kompania ka 60% të bllokut të aksioneve, dhe ka një vlerë prej 7.3 miliardë dollarë. 

"Po të krahasohet me Oprah Winfrey, gruaja e dytë më e pasur në botë, Alakija ka 2.9 miliardë dollarë më shumë dhe renditet si femra më e pasur në botë", shkruan revista "Forbes", transmeton ‘Shekulli’’.  

No comments :

Post a Comment