facebookgoogle plusrss feedmesazh

09 October 2013

Madonna ndërton shkolla për vajza në vendet Islame?

Këngëtarja, e cila është një kultivuese e devotshme e judaizmit të sektit Kabbalah, momentalisht është në lidhje me Brahim Zaibat, ky i fundit mysliman. Dhe, që prej lidhjes romantike me Zaibat, këngëtarja ka shprehur interes për fenë islame, duke e lexuar dhe studiuar librin e shenjtë të myslimanëve.
Jam duke ndërtuar shkolla për vajza në vendet islame dhe po e studioj Kuranin. Mendoj se është e rëndësishme që t’i studioj të gjithë librat e shenjtë. Miku im Yaman më thotë gjithmonë se një mysliman i mirë, është një hebre i mirë, një hebre i mirë është edhe një i krishterë i mirë dhe kështu me radhë. Unë nuk mund të pajtohem më shumë se kaq. Për shumë njerëz, ky mendim lë shumë për të dëshiruar”, ka deklaruar Madonna për Harper’s Bazaar.

No comments :

Post a Comment