Rrjetet sociale po bëhen gjithmonë e më shumë pjesë e stilit tonë të jetesës. Tani, përveç qëndrimeve me orë të tëra para kompjuterit, për t’u ndjerë sa më i përfshirë në atmosferën e tyre vjen edhe një hotel dedikuar Twitterit.
Ai quhet @SolWaveHouseand dhe ndodhet në Majorka. Në pamje të parë nuk ka ndonjë gjë të veçantë, por kur hyn në dhomat e tij ajo që të bën të ndihesh “brenda” në Twitter janë tullumbacet bojëqielli.
Dhomat e hotelit në fjalë janë luksoze, të pajisura me një bar të vogël dhe një tryezë kompjuterash dhe në secilën prej objekteve ndodhet diçka me ngjyrën tipike të rrjetit social.
Burimi: Shqipmedia
No comments :
Post a Comment