facebookgoogle plusrss feedmesazh

02 October 2013

Jennifer Lopez - dyshonte në zërin e saj

Këngëtarja Jennifer Lopez shpesh herë kishte dyshuar në aftësinë e saj e të kënduarit derisa nuk ishte martuar me ish-burrin e saj Marc Anthony.

Por krijuesja e hitit “On The Floor”, më vonë kishte filluar ta kuptoj se u bë e suksesshme fal talentit në këndim dhe jo fal dukjes së saj.

“Pasigurinë më të madhe e kisha në këndim... edhe pse e dija se kisha shitur 70 milionë disqe, unë gjithmonë thosha, ‘Nuk jam e mirë në këtë’. Por kur unë u martova me Marcun, ai më ndihmoi që ta kaloja këtë periudhë. Ai gjithmonë më thoshte, ‘Ti je e vetmja që nuk po lejon të arrish potencialin tënd si këngëtare. Largoje nga mendja këtë’”, ka thënë ajo për revistën britanike Cosmopolitan.

“Gjithmonë kisha pasiguri. Pastaj u pjeka, pak nga pak, e kuptova se nuk kisha probleme me këndimin dhe e dija çfar bëja." Është shprehur Lopez.

No comments :

Post a Comment