facebookgoogle plusrss feedmesazh

02 October 2013

Truk për uljen e shtypjes së gjakut

Nëse vuani nga shtypja e lartë e gjakut patjetër duhet të ndryshoni shprehitë në të ushqyer, së pari duke zvogëluar sasinë e kripës dhe të yndyrës dhe të shtoni sasinë e ujit. Por, krahas këshillave tashmë të njohura për pengimin e “vrasësit të qetë”, siç njihet tensioni i lartë i gjakut, do t’ju ndihmojë edhe një mëlmesë erëz. 

Nëse i qitni gjellës dy gramë (ose një gjysmë lugë të vogël) cimet, do ta kontrolloni më lehtë tensionin e lartë të gjakut. Madje, disa studime kanë konfirmuar se erëza e cimetit ulë tensionin si të lartin, ashtu edhe të poshtmin ndër personat e rritur.

“Këshilloj që të shtohet cimet në secilën gjellë, por jo vetëm kjo do t’ju ndihmojë të ulni tensionin e gjakut. . Ushqimi përgjithësisht duhet ‘i përshtatet gjendjes shëndetësore të organizmit. Po ashtu janë të domosdoshme ushtrimet, meqë asnjë mëlmesë nuk mund të zëvendësojë aktivitetin”, thotë autori i librit “The SooperfoodsRr Diet”, Vendi Brazilian.

Përveç nëpër ëmbëlsira, cimeti mund të konsumohet edhe në kafjall. Atë mund t hidhni në kafe ose jogurtin me drithëra. Po ashtu mund t’i kripni mollët ose dardhat e prera në flegra me këtë lloj erëze pluhur. 

No comments :

Post a Comment