facebookgoogle plusrss feedmesazh

10 October 2013

Në British Liverpool, shtëpitë shiten për 1.6 dollar!!!

British Liverpool u bë qyteti i parë, në të cilën u mor vendimi për të realizuar programin mbi shitjen e shtëpive me një çmim simbolik prej 1.6 dollar.

Qëllimi i kësaj iniciative është rigjallërimi i jetës në rajonet e pabanuara periferike, si dhe reduktimi i numrit të pasurive të patundshme në gjendje të keqe.

Pronari i parë i një shtëpie në këtë program u bë një shofer lokal taksie 48-vjeçar. Në të ardhmen e afërt ai duhet të rikonstruktojë ndërtesën vakante, në mënyrë që shtëpia të korrespondojë me standardet urbane.

Në fazën e parë Bashkia planifikon të shesë 20 objekte të patundshme. Për të drejtën e blerjes së këtyre shtëpive u shpall një konkurs. Në të morrën pjesë më shumë se 1 mijë persona.

Burimi: Koha

No comments :

Post a Comment